Kocias: Duam integrimin e Shqipërisë, do ta shihni më 12 dhjetor

Kocias: Duam integrimin e Shqipërisë, do ta shihni më 12 dhjetor

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kocias, thotë se Shqipëria dhe Greqia duhet të ulin tonet për të rënë dakord për zgjidhjen e problemeve midis dy vendeve sipas standardeve evropiane, probleme të cilat sipas Kotzias, të mos lejojnë që të ndërhyjnë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Gjatë një vizite në Berlin, Kocias përsëriti se Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kriteret e kërkuara për integrimin europian.  

“Rekomandimi dhe inkurajimi im për të gjithë, është që të ulim tonet, të biem dakord në një rrugë evropiane, të mund të zgjidhim menjëherë problemet tona, duke mos i lejuar ato të ndikojnë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Do të duket edhe më 12 dhjetor, në konkluzionet e KE-së, se ne duam integrimin e Shqipërisë në BE.

Duam fqinjë evropianë rreth nesh, sepse kështu kemi përfitim, por duhet që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara, si gjyqësorin, reformën administrative, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e minoritetit etnik grek”, tha ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy