Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka sjellë në Kuvend problemet e fermerëve dhe ka hedhur kritika ndaj Ministrisë së Bujqësisë.
Korreshi tha se nuk është bërë asgjI për t'i ardhur në ndihmë fermerëve pavarsisht se ata kanë bërë thirrje p¡r subvencione dhe mbështetje.
Disa muaj më parë kur u ndanë me fermerët para parlamentit kur bënin thirrje që të mbështeteshin, të kishte më shumë subvencion për të. Mbaj mend se nga ajo ditë ka pasur vetëm pirje kafesh në hollet e këtij parlamenti. Nuk e di a e patë filxhanin për të ardhmen e bujqësisë sepse është shumë e zymtë, besoj se duhet të ketë dalë skëterrë se e tillë është gjendja e bujqësisë shqiptare. Realiteti është me çizme llastiku të grisura, me duart e nxira nga kallot e fermerëve shqiptar sepse nuk keni bërë asgjë veçse trefishuar çdo lloj çmimi. Nuk keni bërë asgjë për t’i ardhur në ndihmë.



