
Policia e Kosovës ka gjetur armë, municione, mjete shpërthyese dhe pajisje tjera ushtarake gjatë kontrollove të kryera në shtatë zona në veri të vendit, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.
Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i.
Bëhet me dije se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur 87 copë eksploziv të tipit TM 100, 3 granata hedhës dore (zola), 1 armë automatike AK-47, 1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD, 14 karikatorë, Municion të kalibrave të ndryshëm, 63 detonatorë elektrik, 23 detonatorë mekanik, 1 orë për aktivizim, 1 granatë dore M79, 3 tuba fitila ndezës, Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.



