Një histori hakmarrjeje e nisur 15 vite më parë është pista kryesore që po hetohet për atentatin e dështuar në Elbasan. 52-vjeçari Poli Boriçi mësohet të ketë deklaruar para hetuesve se sulmoi Ermir Kërtezin për t’u hakmarrë për vëllain, por dëshmia e shënjestrës ngre pikëpyetje mbi motivin e vërtetë të ngjarjes.



