Siguri maksimale, shërbimet sekrete ia marrin telefonin Donald Trump

Siguri maksimale, shërbimet sekrete ia marrin telefonin Donald Trump

Ka filluar siguaria maksimale për shefin e ri të Shtëpisë së Bardhë. Shërbimet sekrete kanë detyruar Donald Trump-in t’ua dorëzojë telefonin, për ta zëvëndesuar me një të ri, të "paprekshëm" nga hakerat. Mesa duket Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të përdorë një telefon “Android”, të një edicioni të limituar, i cili do t'i ofrojë atij më shumë siguri.

“The New York Times” raporton se Trump-i do të përdorë madje edhe një numër të ri, në telefonin e tij “Android”, i cili sipas raporteve ende nuk dihet se cilës markë i përket.

Telefoni është aprovuar nga shërbimet sekrete amerikane, të cilat do t'i mundësojnë presidentit të ri të përdorë një telefon shumë të siguruar gjatë mandatit të tij në Shtëpinë e Bardhë.

Më herët edhe Barack Obama përdorte një telefon me siguri të lartë të markës “Blackburry”, dhe ku numrin e tij personal dhe email-in e kishin shumë pak njerëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy