Një çarçaf, ose më saktë, një këllëf jorgani, me foton e shtrëngimit të duarve mes Silvio Berluskonit dhe Vladimir Putinit. Ky është një prej dhuratave që lideri i Forza Italia-s ka marrë me vete në ditëlindjen e presidentit rus, pikërisht sot.
Dhurata është realizuar nga themeluesi i markës “Lenzuolissimi”, Michele Cascavilla, i cili është gjithashtu autor i librit “Çarçafët e pushtetit”. Ky libër ka parathënien e shkruar nga ish-kryeministri italian dhe të drejtat e autorit do t’i kalojnë fondacionit Vidas, i cili ofron kujdes për të sëmurët terminalë.



