Basha: Ka indicie se numri i punonjësve në Bashkinë Kamëz është rritur ndjeshëm me disa qindra. Të monitorohet situata (VIDEO)

Basha: Ka indicie se numri i punonjësve në Bashkinë Kamëz është rritur ndjeshëm me disa qindra. Të monitorohet situata (VIDEO)

Faik Basha nga departamenti i sigurisë në Partinë e Lirisë tha në studion e MCN Live se ka indice se numri i punjësve në Bashkinë Kamëz ka shkuar nga 800 në vitin 2019 në 2300.  

Më tej, Basha tha se autoritet duhet të hetojnë sepse ka tejfryrje të administratës.

Kemi Bashkinë e Kamzës që në 2019 ka pasur 800 punonjës, me ndryshimin e bashkisë, unë jam anëtar i Këshillit Bashkiak, por flitet se mund të jetë 2300. Kemi ulje të popullsisë. Kamza është një zonat më të prekura nga kjo hemorragji. Duhet bërë analizë e fortë. Nëse ke vendosur 15 punonjës të ruajnë zogjtë e patat ku nuk ka, atëherë kjo është ndërhyrje, nëse e ke pasur numrin e punonjës 800 dhe e ke çuar 2300, Unë nuk kam informacione, por ka indicie.  

150 mijë është numri i popullsisë në Kamëz dhe ka 2 mijë e ca punonjës. Shqipëria ka 2 milionë banorë, por ka 200 mijë punonjës. Është tejfryrë administrata. Duhet të fillojë monitorimi. Dikush të kërkojë llogari. Çfarë bëjnë 2300 veta në Kamëz? Nëse nuk ke hartuar strukturën e punës, dhe marrin rrogën për t’i bërë fresk kryetarit për mua nuk është vetëm shkelje, por krim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy