Rama: Nikolla, zysha që bëri atë që burra me grada shkencore nuk e bënë në 20 vjet

Rama: Nikolla, zysha që bëri atë që burra me grada shkencore nuk e bënë në 20 vjet

Gjatë takimit me mësuesit, kryeministri Rama foli për rritjen e pagave, e cila do të jetë 10 %. Rama u ndal te reforma në arsim dhe një pjesë të mirë të meritës për këtë ia dha ministres së Arsimit, Lindita Nikolla.

“Një zyshë si të gjitha gratë dhe vajzat këtu mundi të bënte në krye të ministrisë atë që një karvan i tërë burrash me grada shkencore nuk e bënë dot kurrë në 20 e kusur vite me radhë. Hynë në atë institucion me grada në karaharor dhe siç hynë, dolën duke lënë pas rrënimin e sistemit tonë arsimor.

Mjafton të shikojmë rezultaete e operacionit në arsim për ta konfirmuar me fakte këtë që thashë, duke nisur që nga tekstet, 650 tekste që u fhsinë nga bankat falë pjesëmarrjes së të gjithë mësuesve që për herë të parë patën të drejtën të japin mendimin e tyre që për vite të tëra, me imponim absurd nga lart u detyruan të jepinin mësim kur vetë mësuesit ishin të vetëdijshëm që nuk ishin për mësim”, tha Rama.

Rama tha se reformat, përfshirë edhe ajo në arsim, kanë pasur rezultat, pasi kanë gjetur mbështeteje te qytetarët.

“Nuk është bërë pak për inovacionin. 1350 fëmijë më shumë se deri para 3 vjetësh përfitojnë tekstet falas. Kjo përbën 3-fishim të kategorive përfituese të teksteve falas. Pikërisht se reformat kanë ecur në drejtimin e duhur, përtej vullnetit tonë si qeveri, rolin kryesor e ka pasur mbështetja nga ju. Ne duhet të ndajmë në këtë fazë rezultatet e reformave, suksesin e reformave. Qeveria do të vërë në dispozicion 100 milionë dollarë për paga për ata që janë arsyeja e reformave si qytetarëm por edhe garancia e reformave si punonjës të këtij shteti”, tha ai. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy