Gazetari Denis Dyrnjaja tha për MCN se sipas informacioneve të tij bashkinë Shkodër e fiton Partia Socialiste dhe sipas tij kjo çon në pushtet absolut të Edi Ramës. Pyetjes a do jetë më komod Rama pas marrjes së pjesës më të madhe të bashkive, Dyrnjaja iu përgjigj me shprehjen e Churchill që Rama përmendi në një dalje televizive “Kush mërzitet me pushtetin”.
Kjo është një trashje e litarit, është lajm i mirë për socialistët por lajm i keq për demokracinë. Mendoni për një çast që nga 2019 kur i gjithë pushteti vendor ishte i PS dhe mendonin kush do komandoj çfarë dhe tani që shohim një rezultat paraprak shohim që PS kryeson. Sipas informacioneve që unë kam dhe Shkodrën e marrin socialistët dhe kjo do të thotë që pushtetin e ka të gjithë Rama. A ndihet Rama komod? Sigurisht, ai përmendi Churchill që kush mërzitet me pushtetin.



