
Një konflikt mes disa të rinjve në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen me thikë të njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht.
Burime policore bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 29-vjeçari Bruno Basha dhe 26-vjeçari Mario Basha.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se për motive banale këta persona janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë 34-vjeçarin Valter Çela.
Në konflikt është përfshirë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili mbeti i lënduar me sende të forta. 34-vjeçari u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorët.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.



