Goxhaj: Shqipëria i vetmi vend në Europë që ka vaksinë me detyrim, Rama do bëjë gjëra të çuditshme

Goxhaj: Shqipëria i vetmi vend në Europë që ka vaksinë me detyrim, Rama do bëjë gjëra të çuditshme

Sipas avokatit Altin Goxhaj, Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ka vaksinimin me detyrim dhe nuk pranon test PCR për studentët. I ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Goxhaj tha se kryeministri Edi Rama është shfaqur në fotografinë me Soros si i nënshtruar dhe pritet të bëjë gjëra të çuditshme si vaksinimi i 600 mijë fëmijëve.

“Në Shqipëri nuk lejohet më që ti të jesh student vetëm me test PCR, është i pari vend në Europë që aplikon këtë standart. Është njëlloj sin ë kohën e stalinizmit me leninizmin. Të gjithë u bënë liberal ne ngelëm stalinistë dhe Rama nuk do që ta bëjë këtë gjë, por po e bën nga halli. Unë e kam nxjerrë këtë tezë që ditën e parë. Ditën që ka qenë Rama në OKB ka mbajtur një fjalim të çuditshëm, askush se priti, tha që në një vend si Shqipëria që ka 25% të vaksinuar me një dozë dhe 22% me dy doza dhe ai premtoi që për 6 muaj do bënte gjithë Shqipërinë. Por pse e bëri këtë? Sepse një ditë më parë ai takoi Sorosin dhe një një amerikan ka shpjeguar gjuhën e trupit të tij dhe shpjegon një fotografi nënshtrimi, një fotografi pengu. Dhe unë që atë ditë kam thënë që Rama do bëjë gjëra të çuditshme për të nisur procesin e vaksinimit të 600 mijë fëmijëve sepse ky është urdhër nga jashtë”, tha Goxhaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy