
Policia e Shtetit ka përfunduar një operacion të gjerë, ku janë arrestuar 32 persona, pasi falsifikonin dokumentet për qytetarë të ndryshëm që të kalonin kufirin në mënyrë të jashtëligjshme.
32 persona janë vënë në prangat e policisë pas finalizmit të operacionit të koduar "Rruga e Gabuar", mes tyre edhe një punonjës policie.
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se gëtij grupi kriminal iu sekuestruan edhe 4 laboratorë që falsifikonin dokumenta.
“Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie "Arrest shtëpie". Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatic”, deklaroi Veliu.
Arrestimet e këtyre shtetasve u bënë në koordinim të plotë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda u kryen ndalimet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave", “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal, të kryer në bashkëpunim".
Personat e arrestuar janë:
A.Sh., 46 vjeç, nga Tirana
S.K., 60 vjeç, nga Tirana
R.H., 43 vjeç, nga Gjirokastra
D.S., 35 vjeç, nga Gjirokastra
L.M., 61 vjeç, nga Përmeti
A.Z., 48 vjeç, nga Delvina
E.O., 52 vjeçe, nga Saranda
K.Gj, 52 vjeç, nga Korça
A.D., 54 vjeç, nga Korça
P.B., 59 vjeç, nga Vlora
G.Sh., 32 vjeç, nga Tirana
B.M., 52 vjeç, nga Kruja
A.K., 35 vjeçe, nga Mallakastra
Gj.M., 46 vjeç, nga Vlora
A.E., 47 vjeç, nga Sranda
E.M., 31 vjeç, nga Fieri
I.M., 59 vjeç, nga Gjirokastra
S.Ç., 55 vjeç, nga Gjirokastra
M.M., 31 vjeç, nga Lushnja (në banesë ju gjet armë zjarri kallashnikovë)
D.T., 50 vjeç, nga Elbasani
B.H., 45 vjeç, nga Berati
Ç.T., 48 vjeç, nga Gjirokastra
V.Gj., 50 vjeç, nga Gjirokastra
M.Sh., 46 vjeç, nga Gjirokastra
V.G., 54 vjeç, nga Saranda
E.B., 28 vjeç, nga Tepelena (me detyrë punonjës policie)
Sh.Sh., 65 vjeç, nga Saranda (arrest shtëpie)
E.M., 56 vjeç, nga Fieri (arrest shtëpie)
J.G., 69 vjeç, nga Delvina (arrest shtëpie)
A.L., 52 vjeç, nga Kruja (arrest shtëpie)
I.M., 35 vjeç, nga Tirana (arrest shtëpie)
Z.Xh., 57 vjeçe, nga Vlora (arrest shtëpie)
Operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Gjirokastër, ku u përfshinë rreth 250 forca policie.
Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë, Korçë, etj.
Sipas drejtoirit Veliu, ky grup kriminal ka pajisur me dokumente të falsifikuara edhe shtatas me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Nisja e personave me dokumente të falsifikuara bëhej nga Shqipëria, Mali i Zi, Italia, Greqia, Franca dhe Norvegjia.
Për të gjithë shtetasit e mësipërm ka filluar hetimi pasuror në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit".



