
Ambientalisti Sazan Guri në studion e lajmeve në MCN Live teksa ka komentuar lidhur me vendimin për moratoriumin e gjuetisë, deklaroi se ai ka qenë ndër të parët që ka qenë dakord për të kur u diskutua në vitin 2014.
Sipas tij atëherë u ra dakord se ndalimi i gjuetisë ishte i nevojshëm, ndërsa theksoi se ajo që duhet të behët është tu ndalohet gjuetia të huajve dhe gjuetarëve që ndodhen jashtë federatës.
Guri tha se nëse qeveria nuk është në gjendje të bashkërendojë punët me grupet e interesit atëherë kjo gjë është e dështuar.
Moratoriumin e parë në 2014 kam qenë ndër të parët që e kam mbështetur. Por sot mbahet i njëjti qëndrim pas 7 vitesh them se moratoriumi duhet të ishte i pjesshëm, më i butë. Unë si individ jam kundër çdolloj gjuetie. Ajo që duhet të bëhet është tu ndalohet të parët të huajt por edhe atyre që gjuajnë jashtë federatës së gjuetisë, këta të ndalohen kategorikisht. Gabimi filloi teknikisht pastaj, u bë politik, pastaj financiar. Pra janë 150 mijë armë pa leje dhe po prishet ekuilibri.
Nëse qeveria nuk është në gjendje të bashkërendojë punët me grupet e interesit atëherë kjo ka dështuar që në fillim. Ky ligj vjen era, që është vulë e kryeministrit dhe aspak teknike. Ai thotë ligji jam unë, por ligji piqet dëgjohet. Sipas meje ky ligj është i papjekur. Në gjithë këtë problematikë ka njëlloj prishje të zinxhirit.



