
Loreta Gjoni, mjeke pediatre tha përmes një lidhje ”Skype” me studion e MCN Informacion se numri i rasteve me meningjit është shumë i ulët kësisoj nuk ka nevojë të përhapet panik.
Nuk duhet të përhapet panik komunitar. Rastet janë të izoluara dhe meningjiti nuk përbën rrezik për t’u përhapur në një numër të konsiderueshëm të popullatës për arsye se në vendin tonë nuk ka rast për predispozitë epidemiologjike.
Rastet, në numra janë pak a shumë të krahasueshme me vitet e kaluara. Dua të bëj një thirrje për prindërit, ata nuk duhet të shqetësohen, me të vërtetë meningjiti është i rëndë, por shkaktohet tek një numër i vogël i fëmijëve apo adoleshentëve, apo pre adoleshentëve.
E pyetur për vaksinën e meningjitit, Gjoni tha:
Nuk ka dobiprurje, referuar dhe rasteve.
Duke qenë se dhe rastet janë pak. Shumë prindër më pyesin pse në disa vende është vaksina e meningjitit. Në ato vende është endemike, do të thotë që është karakteristikë e këtyre vendeve.



