Kryebashkiaku i Budapestit tërhiqet nga sfida përballë Orban

Kryebashkiaku i Budapestit tërhiqet nga sfida përballë Orban

Kryebashkiaku i Budapestit Gergely Karacsony ka lënë garën për të qenë kandidati i opozitës kundër kryeministrit hungarez Viktor Orban në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Në fillim të këtij viti partitë opozitare të Hungarisë njoftuan se po bashkoheshin për të rrëzuar Orban, i cili ka qenë kryeministër që nga viti 2010.

Karacsony doli i dyti në zgjedhjet paraprake të opozitës muajin e kaluar pas Klara Dobrev, kandidates së Koalicionit Demokratik të majtë.

Të hënën, Karacsony tha se po bashkonte forcat me Peter Marki-Zay, i cili doli i treti në raundin e dytë të zgjedhjeve paraprake.

Të Premten, Karacsony njoftoi se do të hiqte dorë.

"Pas një diskutimi, unë e përfundoj fushatën e kandidatëve dhe kërkoj nga organizatat që më mbështesin të votojnë për Péter Márkyi Zay," tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy