Anëtarësimi/ Suedia kundërshton vendosjen e armëve bërthamore dhe bazave të NATO-s në tokën e saj

Anëtarësimi/ Suedia kundërshton vendosjen e armëve bërthamore dhe bazave të NATO-s në tokën e saj

Partia e Punëtorëve Social Demokratike e Suedisë e cila ndodhet në pushtet, mbështeti hyrjen e vendit në NATO me një rezervë: aleanca nuk duhet të vendosë armë bërthamore dhe baza të përhershme në territorin e saj

Një qëndrim i tillë u bë me anë të një deklarate të socialdemokratëve.

Bordi i partisë në mbledhjen e tij më 15 maj 2022 ka vendosur që partia të punojë që Suedia të aplikojë për anëtarësim në NATO.

Shprehim rezerva ndaj vendosjes së armëve bërthamore dhe bazave të përhershme në territorin suedez.

Më 13 maj, në Suedi u publikua një raport parlamentar ndërpartiak, i cili arriti në përfundimin se anëtarësimi në NATO do të rriste nivelin e sigurisë së mbretërisë.

Debati për këtë dokument do të mbahet në Parlament ditën e sotme, në të njëjtën ditë që qeveria suedeze do të mbajë një mbledhje shtesë për të marrë një vendim zyrtar për aplikimin për t’u anëtarësuar në aleancë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy