Nunaj: Marrëveshja me Italinë e vonuar, siguron qytetarët të marrin pensione nga të dy vendet për vitet e punës

Nunaj: Marrëveshja me Italinë e vonuar, siguron qytetarët të marrin pensione nga të dy vendet për vitet e punës

Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në një lidhje skype me ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me marrëveshjen e firmosur një ditë më parë nga senati italian për njohjen e pensioneve për shqiptarët për të cilën u shpreh se është shumë e vonuar dhe se u zvarrit për shumë vite.

Ajo tha se kjo marrëveshje thjeshton burokracitë dhe kostot dhe siguron që qytetarët shqiptarë të marrin pensione nga të dy vendet për vitet e punës. Sipas saj në vitin 2030 pritet që 2100 shqiptarë të përfitojnë nga marrëveshja.

Do presim kohën kur marrëveshja të hyjë në fuqi, fatmirësisht ka kaluar fazën kryesore këto janë etapa që s’janë në nivelin e analizave, nuk besoj se do ketë një kohë më të gjatë se ajo që ndodhi deri tani dhe sa i përket proceseve të hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje kanë një thjeshtim të madh sa i përket procedurave ku çdo qytetar ka të drejtë të bëjë një aplikim qoftë në Shqipëri apo Itali, vetëm në një gjuhë pa qenë nevoja të noterizojë gjithë procesin e  dokumentacionit dhe në këtë rast qytetari do jetë përfituesi për vitet e kontribuar në Shqipëri dhe për vitet e kontribuar në Itali. Këto thjeshtimet e burokracive dhe kostove i lehtëson kjo marrëveshje.

Më tej ajo shtoi se kjo është një marrëveshje që do duhej të bëhej më parë sepse ka rreth 15 vite në negociata dhe pse më intensive kanë qenë vitet e fundit.

Kjo erdhi dhe si pasojë e marrëdhënieve të mira që kanë vendet tona veçanërisht liderët e tyre. Nëse ne jemi vend kandidat dhe i vetmi vend në rajon që nuk kishim një marrëveshje të tillë atëherë automatikisht të gjithë shqiptarët do ishin përfitues. Ne kemi 500 mijë emigrantë por jo të gjithë do dalin në pension në 2025, si dhe 430 mijë qytetarë shqiptarë kanë derdhur sigurime dhe se në vitin 2030 pritet që 2100 shqiptarë të përfitojnë nga marrëveshja. Do ishte shumë më mirë të bëhej vite më parë por ligji parashikon se ata qytetarë që nuk gëzojnë pension dhe kanë mbushur moshën kanë të drejtë për të aplikuar për një pension.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy