
40% e strukturave pritëse në Gjirokastër janë të rezervuara.
Kjo është shifra që jep kreu i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër, Maksi Hoxha në një intervistë me korrespondenten e MCN Tv, Jonida Qirko.
Gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live, Qirko tha se një nga problemet e bizneseve në këtë qytet është mungesa e fuqisë punëtore.
Prej muajit janar, ka pasur një tendencë ndryshe nga viti i mëparshëm. Ka turistë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, 10-20% e turistëve janë të huaj, nga vendet aziatike dhe Europa. Zona muzeale vijon të mbetet pjesa e preferuar, ndërsa bashkia vijon përpjekjet për rijetëzimin e pjesës së poshtme të Gjirokastrës.
Në një prononcim për MCN, kreu i Dhomës së Tregtisë në Gjirokastër ka bërë me dije se rezervimet janë gati 40% deri tani. 5 mijë turistë kanë ardhur në Gjirokastër nga fundi i dhjetorit deri në fund të shkurtit.
Qëllimi është dyfishimi i numrit të turistëve në krahasim me vtin që shkoi.
Problem mbetet mungesa e fuqisë punëtore. Një pjesë e tyre ka emigruar, ndërsa ka tendenca për të marrë persona të tjerë, nga vende të ndryshme të botës. Është propozuar dhe një pagë 900 euro në hoteleri dhe për pjesën e kuzhinës.
“Është rritur turizmi vendas dhe në këto muajt e dimrit, në dhjetor, janar dhe shkurt, kanë dominuar vizitorët vendas, sidomos në fundjavë. Me fillimin e muajit mars, dhe në shkurt janë vënë re dhe vizitorë të huaj, individë që vijnë nëpërmjet platformave”, tha Maksi Hoxha.



