
Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se javën që vjen do të dorëzohet pranë GJK një ankim kushtetues për çështjen e Metës dhe vendimet e gjykatave.
Më tej, Cakrani tha se duke marrë parasysh që Meta nuk është kapur në kryerjen e veprës penale në krye të detyrës do të ketë zhvillime të reja.
Kemi bërë këto 2 javët e fundit, pasi u njohëm me vendimin e Gyjatës së Lartë që miratoi vendimet e Shkallës së Parë dhe të Apelit, kemi bërë ankimin kushtetues. Jemi në përfundim dhe këtë javë do ta paraqesim pranë GJK. Po shterojmë gjykatat vendase që më pas t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut. Kemi bërë ankim profesional, sepse jemi bazuar në disa vendime të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut sa i përket rasteve analoge, p.sh. rasti Gëllçi por dhe shumë vendime të tjera, duke marrë parasysh cenimin e lirisë së një opozitari pë rtëushtruar të drejtën e tij kushtetuese, por dhe cenimin e pluralizmit.
Duke marrë parasysh që Meta nuk është kapur në kryerjen e veprës penale në krye të detyrës, por janë vepra penale të largëta në kohë, ne mendojmë dhe besojmë se do të kemi zhvillime të reja, sepse javën që shkoi të premten kam paraqitur në GJKKO dhe një kërkesë tjetër për verifikimin e kushteve të masës të sigurimit, dhe bashkangjitur dhe zëvendësimin e masës së sigurimit.
Duke vijuar Cakrani tha se Meta duke qenë se nuk është në detyrë nuk ka se çfarë provash të prishë.
Meta është një politikan i dënuar politikisht. Po mbahet aty për rreth 8 muaj, nuk janë përfunduar hetimet.
Një person që nuk është në detyrë nuk ka çfarë provash të prishë. Nuk jemi në kushtet e Veliajm që po të shkojë në zyrë, mund të prishë prova.
Po ashtu Cakrani tha se do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese bisedat në asamblenë e PS, që sipas tij vërtetojnë se SPAK ka vepruar sipas urdhrave të Ramës.
Masa ndaj Metës është joproporcionale. Dhe kjo është ajo që ne kërkojmë dhe GJK, por edhe Gjykatës së Shkallës së Parë. Nuk jemi që të mos hetohet, prokuroria të vazhdojë hetimet, gjykata të vazhdojmë. Pse duhet të mbahet në masë kaq ekstreme.
Vetë kryeministri nga Asambleja e PS i ka thënë SPAK çfarë borxh i kanë shqiptarët t’ia mbajnë Ilir Metës barrën e korrupsionit. Rama e adresoi SPAK drejt Metës. Ne këto regjistrime do i çojmë në Kushtetuese dhe GJEDNJ.
Cakrani bën me dije se bazuar në të dhënat e dosjes së SPAK, Meta nuk ka pasuri ashtu siç pretendohet nga njerëz të caktuar.
Meta ka zero pasuri në planetin tokë. Këtë të vërtetë nuk e them unë, por na e ka siguruar SPAK me provat që ka administruar deri sot në dosjen e Metës.
Meta, ka njohje dhe me Kastriot Ismailajn, por në gjyqin e tij s’ka dalë as emri i Metës, as i ndonjë politikani tjetër. Kallëzimi ka qenë për Metën, Berishën, Bujar Nepravishtën, një të huaj që ka qenë pjesë e CEZ-DIA. SPAK këputi aty vetëm Metën.



