Presidenti Donald Trump ka pranuar se sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë mund të rezultojnë në fund të fundit joefektive, por konfirmoi se administrata e tij do të vijojë me vendosjen e tyre, përveçse nëse arrihet së shpejti një marrëveshje për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Gjatë kësaj jave Trump shkurtoi afatin e tij për gjetjen e një zgjidhjeje për konfliktin Rusi-Ukrainë nga 50 në 10 ditë, duke paralajmëruar penalitete, tarifa 100 për qind dhe sanskione që do të targetojnë partnerët tregtarë të Rusisë.
“Do të vendosim sanksione. Nuk e di nëse sanksionet e shqetësojnë atë”, u tha Trump gazetarëve të enjten në mbrëmje, duke iu referuar Presidentit rus Vladimir Putin. “Ata dinë për sanksionet. Unë di më mirë se kushdo për sanksionet, tarifat dhe gjithçka tjetër. Nuk e di nëse kjo ka ndonjë efekt, por ne do ta bëjmë.”
Trump njoftoi gjithashtu se i dërguari i tij i posaçëm, Steve Witkoff, do të udhëtojë për në Rusi pasi të vizitojë Izraelin dhe Gazën këtë javë. Megjithëse nuk u dha një afat kohor specifik, Witkoff është takuar më parë me Putinin në disa raste gjatë përpjekjeve të kaluara diplomatike.



