40-vjeçari vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, detaje nga krimi në Paskuqan

40-vjeçari vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses, detaje nga krimi në Paskuqan

Policia ka zbardhur të tjera detaje mbi krimin e dyfishtë që ndodhi sot në Paskuqan. “Blutë” bëjnë me dije që shtetasi Dan Hutra ka vrarë me armë zjarri motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e ish-bashkëjetueses. Ndërkaq të plagosura si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj. Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në njoftim thuhet:

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja  e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).  Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij. Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.  Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy