Nje person u mor peng ne Spille, u fut forcerisht ne makine dhe u dhunua. Lajmin e ben me dije policia, e cila njofton se ka mundur te arrestoje tre pengmarresit.
“Më datë 17.07.2017, në plazhin e Spilles, 3 shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë marrë në mjetin tip “Rover”, pa targa, shtetasin A. D., 54 vjeç, të cilin e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë mbajtur jashtë vullnetin të tij, në vende të ndryshme”, njofton policia.
Sipas saj, nga specialistët për hetimin e krimit Kavajë u ngrit puna për kapjen e këtyre shtetasve të cilët më datë 18.07.2017 bënë të mundur arrestimin e tre personave.
“Ne pranga u vunë shtetasit Z.Xh., 31 vjeç. B.Ç., 32 vjeç. B.M., 25 vjeç”-thote policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale "Heqje paligjshme e lirisë", parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.



