Supergrabitja në Britani, 35-vjeçari nga Tropoja kërkon ta vuajë dënimin në Shqipëri

Supergrabitja në Britani, 35-vjeçari nga Tropoja kërkon ta vuajë dënimin në Shqipëri

Një 35-vjeçar nga Tropoja, i dënuar për grabitje në Britani, kërkon të vuajë në Shqipëri pjesën e mbetur të dënimit. Jetmir Buçpapa është dënuar për supergrabitjen e vitit 2008, kur ia doli të merrte 53 milionë paund në Tonbridge.

Pas grabitjes së Bankës Qendrore të Irakut gjatë bombardimeve, grabitja që mban autorësinë e Buçpapës është më e madhja e kryer ndonjëherë.

Buçpapa është dënuar me 30 vjet burgim, ndërsa 30 milionë paund nga shuma e grabitur nuk janë gjetur kurrë. Tani autoritetet britanike po përpiqen të pengojnë ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, me dyshimin se ai do të rikthehet më shpejt i lirë, për të pasur mundësinë të rikthehet te paratë e fshehura. Ai ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën e Lartë, me argumentin se do ta vuajë dënimin në burgjet shqiptare, ku e ka më të lehtë kontaktin me familjarët.  

Sekretarja për Drejtësinë, Liz Truss, e cila ka refuzuar të autorizojë transferimin e tij në Shqipëri, thotë se në Shqipëri ai mund t’ia hedhë me rreth 4 vjet më pak. Ndërsa një arsye tjetër e moslejimit të transferimit është fakti se më shumë se gjysma e parave të grabitura nuk janë gjetur.

Ai e ka bërë një kërkesë të tillë edhe një vit më parë, por i është refuzuar. Avokati i tij thotë se ky vendim është kundër praktikës së ndjekur deri tani ndaj të dënuarve shqiptarë.

Shtatëmbëdhjetë të tillë, përfshirë edhe vrasës të rrezikshëm, janë lejuar të transferojnë dënimin e tyre në burgjet shqiptare, argumenton ai.  / Daily Mail / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy