Çeki, komunistët e linjës së ashpër hyjnë në qeveri

Çeki, komunistët e linjës së ashpër hyjnë në qeveri

Kryeministri çek, Andrej Babis, ka firmosur një marrëveshje për të ndarë pushtetin me Partinë Komuniste. Kjo do të thotë rikthim i komunistëve në pushtet për herë të parë që prej rënies së bllokut të Bashkimit Sovjetik. Marrëveshja e firmosur parashikon që partia e majtë të mbështesë koalicionin qeveritar të drejtuar nga Babis në votëbesimin e së mërkurës në Parlament.

ANO, partia e qendrës e kryeministrit Babis, i fitoi zgjedhjet vitin e kaluar. Shumë prej partive politike çeke e kanë refuzuar bashkëpunimin me partinë antiestablishment, ndërsa kreu i saj, Babis, një miliarder i ardhur nga biznesi, akuzohet për mashtrim me taksat.

ANO arriti një marrëveshje koalicioni me socialdemokratët e majtë, por pavarësisht kësaj, nuk mundi të siguronte shumicën në Parlament dhe u detyrua t’i shtrinte dorën e bashkëpunimit Partisë Komuniste.

Babis fitoi mbështetjen e partisë së tij pasi pranoi kërkesën për kompensimin e taksave që kishat marrin për pronat e sekuestruara gjatë regjimit komunist në vend.

Bashkëpunimi me komunistët ka shkaktuar zemërim te shumë çekë. Shumë prej tyre kanë protestuar kundër kësaj aleance. Partia Komuniste Çeke mban linjën e ashpër, ndryshe nga shumë parti të tjera komuniste evropiane, të cilat janë rreshtuar në krahun e së majtës së zakonshme vitet e fundit.

Partia Komuniste Çeke është anti-NATO dhe kundërshton me forcë çdo vendosje të trupave çeke jashtë vendit, duke përfshirë vendet e Balltikut dhe Poloninë si pjesë e misioneve të NATO-s. Ajo gjithashtu mban lidhje të ngushta me partitë komuniste në Kubë, Korenë e Veriut dhe Kinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy