Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të kapur në Serbi dhe Greqi

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohen drejt Shqipërisë dy persona të kapur në Serbi dhe Greqi

30-vjeçari K. R., i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” është kapur në Greqi dhe është ekstraduar drejt Shqipërisë.

Po ashtu bëhet me dije se është ekstraduar nga Serbia drejt Greqisë Almario Vojoviç, 29 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’ dhe me 1 vit tjetër burgim, për veprën penale ‘’Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’.

Njoftimi i policisë: Kapen në Greqi dhe në Serbi, falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe homologëve, dhe ekstradohen drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar. I ekstraduari nga Greqia, i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal me aktivitet trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa i ekstraduari nga Serbia, i dënuar me 3 vjet burgim, për dy vepra të ndryshme penale.

-Gjithashtu, ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë, një shtetas i dënuar me 8 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, në Itali.

Në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me homologët grekë dhe serbë, janë kapur në Greqi dhe në Serbi dhe janë ekstraduar drejt Shqipërisë, 2 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Athinën, u ekstradua nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi shqiptar K. R., 30 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Shtetasi K. R. ka qenë pjesë e një grupi kriminal që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

-Si rezultat i bashkëpunimit me Interpol Beogradin, u ekstradua nga Serbia drejt Shqipërisë, shtetasi Almario Vojoviç, 29 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale ‘’Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’’ dhe me 1 vit tjetër burgim, për veprën penale ‘’Mbajtja pa leje e armëve të ftohta’’. Shtetasi Almario Vojoviç, në vitin 2018, ka strehuar në banesën e tij dhe ka transportuar kundrejt pagesës, shtetas të huaj, për t’i ndihmuar që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, ky shtetas ka mbajtur pa lejen përkatëse, në ambiente publike, një dorezë metalike (përforcues grushti), e klasifikuar si armë e ftohtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy