Mbështetën protestat anti-qeveritare/ Arrestohen dy aktore të njohura iraniane

Mbështetën protestat anti-qeveritare/ Arrestohen dy aktore të njohura iraniane

Dy aktore të njohura iraniane janë arrestuar për mbështetje publike të protestave masive antiqeveritare, raportojnë mediat shtetërore të vendit.

Hengameh Ghaziani dhe Katayoun Riahi akuzohen për bashkëpunim dhe veprim kundër autoriteteve të Iranit, thotë agjencia e lajmeve Irna.

Të dyja gratë më herët u shfaqën në publik pa shamitë e tyre, një gjest solidariteti me demonstruesit.

Ghaziani dheRiahi  të dyja aktore fituese të shumë çmimeve, u arrestuan të dielën me urdhër të zyrës së prokurorit të Iranit, thotë Irna.

Para arrestimit, zonja Ghaziani shkroi në rrjetet sociale se "çfarëdo që të ndodhë, dijeni se si gjithmonë do të qëndroj me popullin e Iranit".

“Ky është ndoshta postimi im i fundit”, shtoi ajo. Protestat shpërthyen në shtator pas vdekjes së një gruaje në paraburgim, pas arrestimit nga policia e moralit. 

Mahsa Amini, 22 vjeç, u arrestua nga policia e moralit në kryeqytetin, Teheran, për dyshimin se kishte thyer rregullat e rrepta të hixhabit. Ajo vdiq më 16 shtator, tre ditë më vonë.

Pati raportime se oficerët kishin ushtruar dhunë ndaj saj, por policia mohoi që ajo ishte keqtrajtuar dhe tha se ajo pësoi një atak në zemër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy