Specialisti i bujqësisë Eduard Sharka në një lidhje skype me MCN Live duke komentuar për buxhetin në sektorin e bujqësisë u shpreh se jemi duke jetuar në kohën e krizave globale. Ai tha se janë braktisur rreth 30% e serave dhe se pjesa e buxhetit nuk është marrë aspak seriozisht. Sipas tij, situata sa vjen dhe rëndohet dhe dëmi që po i shkaktohet këtij sektori është i parikuperueshëm.
Konkluzioni është sh i trishtë dhe nuk është vetëm buxheti por dhe qëndrimi i vazhdueshëm i kësaj qeverie. Të diskutosh për politika ekonomike dhe fiskale nuk do të thotë të merresh me politikë. Situata sa vjen dhe rëndohet dhe përveç se konkurrencën në tregun e brendshëm ne jetojmë në kontekstin e krizave dhe të ndjekësh këto politika për bujqësinë duke ulur financimet kur fqinjët bëjnë të kundërt nuk di çfarë emri të vësh këtij qëndrimi të qeverisë. Dëmi është i parikuperueshëm, sepse fermerët po ikin. ikën të rinjtë pasd përvojës dhe rikuperimi është i parikuperueshëm.
Sot mund të kemi 30% të serave braktisura dhe kur sipërfaqja është e madhe dëmi është shumë i madh, por ne duhet të bashkojmë zërat dhe të flasësh për politika buxhetore dhe fiskale jemi duke bërë politikë të mirë për interesin publik.
Më tej ai shtoi se sektori ka aktorë që po të bashkojnë zërin dhe ti kundërvihet këtyre politikave të mbrapshta nuk bëjnë gabim, por ne stepemi.
Ne e kemi parashikuar, por ky buxhet duket qartë qëndrimi i qeverisë ndaj sektorit. Një sektor që jep 19-20%, të marri 1.89% të buxhetit do të thotë se nëse në Evropë GDP është 1.8-2% tek ne është e përmbysur raporti dhe kjo është e çuditshme. Në standardin evropian merr më shumë se nga sa jep. Relacioni duke e parë duket që nuk është punë serioze.
Të shohësh një relacion që kanë një vit që punojnë dhe të kesh paragraf që përsërit të njëjtën gjë tregon që jo që s’kanë argumente por se kanë redaktuar as formalisht, kjo është të tallesh me fermerin dhe bujqësinë.
Sharka cilësoi si problemin kryesor fryrjen e administratës publike ku shpenzohen dhe fondet, teksa theksoi se ne kemi probleme radikale, ku pika kryesore është buxheti.
Mendoj se jemi te thelbi i problemit, sot duhet të jemi te buxheti se aty fillon, po të kujtosh para 2 vitesh 2021 kur filloi disheza e madhe e sektorit dhe ne u organizuam dhe u bëmë 100 fermerë para parlamentit dhe mendoj se kur miratohet ligji për buxhetin duhet të fillojë ndryshimi të fillojë zëri i grupit të interesit, të ndryshojmë fondet duke rregulluar fondet me çfarë jep dhe merr sektori. Duhet dhe studimi shkencor, por ne kemi probleme radikale, ku pika kryesore është buxheti. Prandaj ato aktorë që i kanë mbetur sektorit duhet të ngrenë zërin dhe të diskutojnë.
Po të flasësh me vendimmarrësit ato që sot vendosin këto raporte në buxhet të thonë kaq fonde ka. Unë doja të nxirrja në pah treguesin, faktorin negativ që çon në këto pasoja dhe konstatimi im është se kanceri i ekonomisë dhe gjëja më e keqe që fshihet në këto buxhete është administrata e fryrë. Ne kemi 33.3% punonjës në sektorin publik, më lartë nga Norvegjia që është më e larta në Evropë. Ky është treguesi kryesor dhe këtu fillon gangrena që ha fondet e bujqësisë.



