Me pankarta në duar dhe thirrje kundërshtuese, dhjetëra qytetarë të Patosit protestuan paraditen e sotme kundër reformës së re territoriale.
Me sloganin "Larg duart nga Patosi", protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke theksuar se ato cenojnë identitetin e qytetit të naftëtarëve.
Sipas tyre, reforma përbën një tjetër hap drejt shpopullimit të zonës dhe rrezikon të dobësojë më tej rolin e Patosit.
Ata u bënë thirrje institucioneve përgjegjëse që të dëgjojnë zërin e komunitetit përpara se të merret një vendim përfundimtar mbi ndarjen e re territoriale.



