Murrizi: Na përqeshët, por do të mbahemi mend si ata që u hoqën shqiptarëve lakun e kapove të partive

Murrizi: Na përqeshët, por do të mbahemi mend si ata që u hoqën shqiptarëve lakun e kapove të partive

Kreu i grupit parlamentar demokrat në Kuvend, Myslim Murrizi, e sheh votimin e sotëm të ndryshimeve kushtetuese si mundësi që u jepet shqiptarëve për të votuar të lirë. Hapja e listave, e cila po diskutohet në seancën e sotme, sipas Murrizit do të çlirojë votuesit nga imponimi i krerëve të partive.

Pas 8 muajsh do të na keni në betejë. Do të vijmë t’u kërkojmë votën. A vlejmë apo do të votoni kllounë që prej 30 vitesh kanë gllabëruar taksat tuaja? Ftoj Ramën dhe Ballën të ulemi për depolitizimin e administratës. Ne që nuk bënim, që na qeshët, erdhëm në këtë seancë dhe do të mbahemi mend se u hoqëm shqiptarëve lakun e kapove të partive. Shqiptarët do të kenë mundësi të ndëshkojnë me votë çdo të zgjedhur që pasi u ka marrë votën, u ka kthyer shpinën”, tha ai.

Kuvendi/ Alimadhi nevrikoset me hapjen e listave, Lita: Provoje sa të vlen lëkura!

Në sallën e parlamentit të Shqipërisë nuk kanë munguar tensionet gjatë diskutimit për ndryshimet kushtetuese.

Në momentin që po fliste Korab Lita ka ndërhyrë Adriatik Alimadhi duke kundërshtuar nga vendi, ndërsa ka debatuar edhe me kolegët opozitarë.

Kryetari i Kuvendit i tërhoqi vëmendjen.

Debati në sallën e Kuvendit

Korab Lita: Hapja e listave është në interes të qytetarëve, procedura ka kaluar të gjithë procedurën ligjore. Nisma ka marrë të gjithë kohën e duhur. Në 2008 kushtetuta u ndryshua brenda një dite pa asnjë diskutim, ndërkohë që ne kemi bërë diskutimet e nevojshme dhe sot jemi përpara qytetarëve për t'u kthyer sovranitetin e votës, pasi prej 3 palë zgjedhjes shqiptarët votonin si prej '46. Tashmë me këto ndryshime do të hapet porta për diskutimet për Kodin Zgjedhor.

Ndërhyn Adriatik Alimadhi, debat në sallë

Korab Lita: Alimadhin dhe këdo dua ta siguroj sot, se sot hapet porta për të shkuar ....

Vijon debati në sallë

Korab Lita: Zoti kryetar do të vendosësh qetësi apo jo?

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi për të disatën herë po të tërheq vëmendjen

Korab Lita: Zoti Alimadhi, të ftoj të mos trembesh nga ndryshimet kushtetuese

Gramoz Ruçi: Zoti Alimadhi po të jap vërejtje

Korab Lita: Zoti Alimadhi pas ndryshimeve hajde provoje sa të vlen lëkura pastaj

10:10h Hapja e listave, Hyseni: Shqiptarëve do t'u japim një votë më të fortë

Deputeti socialist Alket Hyseni tha nga foltorja e Kuvendit se me ndryshimet Kushtetuese vota e shqiptarëve do të jetë më të fortë, pasi nuk do të vendosinc vetëm për kryetarin dhe siglën e partisë, por për deputetin që duan.

Sipas tij, sot është një ditë e rëndësishme, do të ndryshohet Kushtetuta e Shqipërisë, sot shqiptarët do të kenë një votë më të fortë se ajo që kishin.

"U ftuan të gjithë aktorët dhe faktorët që dinë për Kushtetutën, shoqëria civile dhe dhanë mendime të vyera që u pasqyruan”, tha ai.

Hyseni, deklaroi se drafti ka dy ndryshime, nenet 64 dhe 68, janë të thjeshta, i japin votës së shqiptarit sikur e ka merituar, nuk do të votojnë më vetëm për siglën dhe emrin e kryetarit, por do të kenë mundësi të zgjedhin emrin që mendojnë se është më i miri, që shkon deri në 100%.

Ia lëmë kohës sa e thellë do të jetë kur të diskutojmë Kodin Zgjedhor", tha ai.

10:02h Kuvendi ndryshon sot Kushtetutën, do të miratohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve

Prej orës 10:00 po zhvillohet seanca plenare në parlamentin e Shqipërisë me vetëm një pikë për diskutim, ndryshimin kushtetues për hapjen e listave dhe miratimin e formulës së re të koalicioneve, që të jenë me listë unike dhe jo sikur janë tani.

Por Partia Demokratike dhe partitë e tjera në koalicionin opozitar jashtë parlamentit e kundërshtojnë.

Selia blu pranon hapjen e listave, por jo ndryshimin e formulës së koalicioneve me argumentin se nëse partitë futen në një listë unike penalizohet opozita jashtë parlamentit.

Por shumica dhe opozita parlamentare janë të vendosura për të miratuar ndryshimet.

Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese më pas puna zhvendoset te Kodi Zgjedhor për të saktësuar dhe detajuar hapjen e listave dhe formulën e koalicioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy