Mjekja gjinekologe shpjegon nëse një grua shtatzënë mund të lyejë flokët, të bëjë thonjtë apo hajë krudo

Mjekja gjinekologe shpjegon nëse një grua shtatzënë mund të lyejë flokët, të bëjë thonjtë apo hajë krudo

Mjekja obstetër-gjinekologe Eglantina Dema shpjegon disa nga të vërtetat dhe mitet rreth grave shtatzëna.

Në emisionin “Zgjohu me MCN”, Dema sugjeroi se sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë kur ndodh zhvillimi i embrionit dhe krijimi i organeve, duhet të përdoren sa më pak bojëra dhe nëse përdoren duhet të jenë pa amoniak.

Ka studime që thonë se përthithja nga skalpi i kokës nuk është aq e madhe sa të dëmtojë. E njëjta gjë vlen edhe për dekolorimin.

Ka variante bimore plot që vajzat dhje gratë të kujdesen për veten, por pa patur dëme.

Në tre mujorin e parë do t’i këshilloja të përdornin produkte bimore.

Sa i takon bërjes së thonjve në shtatzëni, sugjerohet një manikyr i thjeshtë, pasi jo vetë bërja e thonjve, por ekspozimi ndaj pajisjeve që përdoren gjatë bërjes së thonjve, pasi mund të ketë lëndë kimike, sugjerojmë që të mbahet një maskë.

Në shtatzëni thonjtë duhet të jenë transparentë, se duke parë ngjyrën e thoit gjatë procesit të lindjes kuptojmë dhe gjendjen e gruas, nëse mund të ketë mavijosje, enjtje.

Nga ana tjetër një grua shtatzënë nuk duhet të ushqehet për dy.

E pyetur nëse një grua shtatzënë mund të konsumojë sushi dhe produkte krudo, mjekja deklaroi se në mënyrë absolute nuk duhet të përdoren produkte krudo, por duhet të jenë produkte të pjekura mirë.

Sa i takon nepsit në shtatzëni, Dema tha se kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy