Vdekja e 32-vjeçarit, Matlija: Dyshime të forta mbi policinë, pse u transportua me mjetin e saj dhe nuk u prit ambulanca

Vdekja e 32-vjeçarit, Matlija: Dyshime të forta mbi policinë, pse u transportua me mjetin e saj dhe nuk u prit ambulanca

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, avokati Dorjan Matlija tha se rasti i Lear Kurtit ngre dyshime të forta mbi policinë. Sipas tij, elementi që ngre dyshimet lidhet me transportin e viktimës në spital me mjetin e policisë dhe jo me ambulancë.

Më bën përshtypje që nuk është thirrur urgjenca, por është çuar me mjetin e policisë. Kjo ngre dyshime se ai ka qenë i vdekur dhe e kanë çuar për ta regjistruar vdekjen në një mjedis jashtë rajonit të policisë. E shoh me dyshim faktin që policia del me deklarata shumë shpejt. Më ngjan me rastin e Klodian Rashës, për të krijuar ide alternative në publik. Këto deklarata nuk duhet të bëhen. Nuk mund të vdesësh nga një qese. Nuk dimë çfarë ka pasur në qese. Analizat kërkojnë kohë fizike dhe pasi certifikohen nga dikush jashtë policisë mund të flasim. Në këtë mes, policia është i hetuari. Mund të merreshin policët në pyetje, të shiheshin kamerat dhe jo të dilte vetë policia me një deklaratë. Janë dy rrethanat kur policia vepron: kur dyshon për vepër penale dhe kur sheh arsye për të verifikuar identitetin. Ky abuzim duhet të marrë fund. Ai person nuk është ndaluars e ka qenë para një biznesi. Është marrë për verifikim dhe kjo është bërë në mënyrë abuzive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy