Pezullohen seancat për paditë e Navalny, nuk dihet vendndodhja e tij

Pezullohen seancat për paditë e Navalny, nuk dihet vendndodhja e tij

Gjyqtarët rusë të cilët duhet të shqyrtonin paditë e paraqitura nga opozitari rus Alexei Navalny kundër tij për kushtet e burgut, i pezulluan seancat deri do të sqarohet vendndodhja e tij.

Një lajm i tillë u komunikua nga zëdhënësja e Navalny, Kira Yarmysh, e cituar nga faqja e internetit Meduza, duke konfirmuar se prej 13 ditësh nuk ka asnjë lajm ai.

Shtatë seanca për paditë e tij ishin caktuar për këtë të hënë, por Navalny nuk u shfaq as në video-konferencë, shkroi Yarmysh në X.

Zëdhënësja e tij shtoi se gjatë fundjavës avokatët e tij kanë kërkuar për vendndodhjen e tij, duke kontaktuar mbi 200 qendra paraburgimi, por janë ende në pritje për të marrë përgjigje.

Më 15 dhjetor, në një dokument të lexuar gjatë një seance në gjykatë, Shërbimi Federal Penitenciar konfirmoi se Navalny u transferua në një qendër paraburgimi jashtë nga rajoni i Vladimirit, por pa specifikuar se ku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy