Polici italian plumb në kokë shqiptarit, 30-vjeçari në koma (VIDEO)

Polici italian plumb në kokë shqiptarit, 30-vjeçari në koma (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes të së premtes, në komunën Monte San Giusto në provincën e Maceratësnë Itali ku protagonist ishte një shqiptar.

Mediat lokale italiane informojnë se një 30-vjeçar shqiptar ndodhet në gjëndje kome pasi është qëlluar me plumb në kokë nga forcat italiane të rendit.

Sipas informacioneve të punonjësve të policisë ai po udhëtonte me një makinë tip Fiat Bravo të vjedhur, kur është ndaluar nga forcat e rendit.

Ai nuk i është bindur postobllokut të policisë e në tentativën për t’u larguar është goditur me plumb në kokë nga një prej punonjësve të policisë italiane.

Sipas mjekëve të spitalit të Maceratës, 30 vjeçari është klinikisht i vdekur, dhe është e pamundur të operohet për t’i hequr plumbin në kokë.

Ende nuk ka një identitet të 30 vjeçarit, dhe pse mediat italiane raportojnë se është me origjinë shqiptare dhe se gjatë qëndrimit të tij në Itali ka përdorur disa emra të ndryshëm.

Në automjetin e shqiptarit janë gjetur disa instrumente që përdoren për të grabitur banesa si dhe disa bizhuteri.

Autoritetet italiane po hetojnë në dy pista, atë të grabitjes e të goditjes me armë nga ana e forcat të rendit. Ndaj kësaj të fundit , punonjësit e policisë italiane mund të akuzohen për vrasje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy