BE nis shpërndarjen e vaksinave Pfizer në Ballkanin Perëndimor në maj

BE nis shpërndarjen e vaksinave Pfizer në Ballkanin Perëndimor në maj

Nga data 20 prill deri në muajin gusht, Austria ka bërë të ditur se planifikon të dërgojë në vendet e Ballkanit Perëndimor 651,000 doza të vaksinës kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech.

Dërgesa do të jetë pjesë e një skeme të BE-së për të siguruar ndihmë për vendet fqinje dhe Afrikën.

Autoritetet e Vjenës tha se kjo dërgesë mund të pasohet edhe nga të tjerat.

Austria shërben si vend që koordinon dërgimin e vaksinave në Ballkanin Perëndimor si pjesë e një mekanizmi të BE-së për ndarje të vaksinave.

Pesë vende të Ballkanin Perëndimor: Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, kanë pasur pak sukses në fushatën e vaksinimit derisa Serbia ka një nga nivelet më të larta të vaksinimit në Evropë.

Mungesa e vaksinave madje ka çuar nxitur protesta në Bosnjë.

“Përmes kësaj iniciativë ne po tregojmë se nuk po e lëmë pas rajonin”, tha ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg në një konferencë shtypi, duke shtuar se këto doza të vaksinës nuk janë pjesë e kuotës kombëtare të Austrisë, por sigurohen nga Bashkimi Evropian.

Schallenberg tha se vaksinat do të shpërndahen nga fillimi i muajit të ardhshëm bazuar në nevojat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Bosnja do të marrë pjesën më të madhe me 214,000 doza, e ndjekur nga Shqipëria me 145,000 dhe Maqedonia e Veriut me 119,000. Serbia është e fundit me 36,000.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy