
Analisti Ermir Gjinishi thotë se majta nuk duhet të jetë më në pushtet, por PD nuk po arrin të bëhet alternativë. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai u shpreh se opozita nuk motivon dot njerëzit.
Çdo protestë në një shoqëri demokratike është normale. Çështja është çfarë pritet nga protesta. Protesta nuk është shfaqje, është alternativë për ndryshime. Ne kemi 12 vite që mblidhemi pas çdo proteste të opozitës dhe themi sa veta u mblodhën, çfarë u tha. Bonaparti thotë se nëse e lufton armikun me të njëjtat mjete, po i mëson si të mbrohet më mirë. E vërteta është se majta nuk duhet të jetë më në pushtet.Po ne i kemi këtu katër mandate. Në këto katër mandate nuk kemi një opozitë që të jetë rritur. Duhet një rotacion që PD nuk po e bën dot. Të thuash që je në një protestë kombëtare dhe të vijnë mijëra njerëz: ose nuk ke struktura të organizuara ose ti nuk motivon njerëz. Vetëm sikur të vinin kryetarët e grup-seksioneve, aq ishin.
Ky është problemi që ka opozita. Të merresh me skandalet e qeverisë është e kotë. Nuk ka nevojë populli të sensibilizohet.



