Modeli ikonë i flokëve të Princeshë Dianës ishte një vendim i minutës së fundit! Stilisti tregon bisedën

Modeli ikonë i flokëve të Princeshë Dianës ishte një vendim i minutës së fundit! Stilisti tregon bisedën

Modeli i flokëve të shkurtra të Princeshës Diana është një nga tiparet e saj më të paharrueshme dhe sipas stilistit Sam McKnight, i cili punoi me të nga 1990-ta deri në vdekjen e saj në 1997-n, ndodhi thjesht sepse ajo i besoi atij që t’ia priste flokët.

McKnight rikujtoi marrëdhënien e tij me Princeshën e Uellsit dhe sa kuptim kishte miqësia e tyre për të.

"Herën e parë që takova Princeshën e Uellsit ishte në një xhirim. Kjo bionde vjen duke kërcyer shkallët, buzëqeshi dhe na bëri të shkrihemi të gjithë, dhe ishte Princesha Diana", thotë ai.

Në atë xhirim të parë, i cili ishte një seri portretesh që përfundimisht do të botoheshin në ‘British Vogue’, ai i modeloi flokët për t'i bërë të dukeshin më të shkurtër. Ishte një iluzion, por si ai ashtu edhe Diana e pëlqyen pamjen.

"I bëra të dukeshin të shkurtër poshtë kurorës”, tregon ai.

Pas këtij momenti, Diana ishte e hapur që të bëheshin kështu vërtetë. Ajo e pyeti dhe ai u përgjigj se do t’i shkonin të shkurtra.

"Unë thashë, ‘Do t'i prisja të gjitha’. Ishte fillimi i viteve '90 dhe ishte në atë kohë që po bëja shumë shfaqje dhe kopertina dhe shumë nga vajzat kishin flokë të shkurtër, dhe ne po lëviznim nga vitet '80 në një model shik të viteve '90", tha ai.

Pasi ai e tha këtë, ajo nuk hezitoi 'Epo, pse nuk e prisni tani?' tha Diana, sipas McKnight. "Kështu që, unë ia preva flokët dhe ajo nuk i zgjati më kurrë”.

Burimi: InStyle

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy