Pula: Ndotje kolosale në ujëmbledhësin e Bovillës, drejtori thotë se është shkaktuar nga shirat (VIDEO)

Pula: Ndotje kolosale në ujëmbledhësin e Bovillës, drejtori thotë se është shkaktuar nga shirat (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula në një raportim nga liqeni i Bovillës për MCN Live foli për një “ndotje kolosale” në ujëmbledhës.

Duke cituar një komunikim me drejtorin që menaxhon ujëmbledhësin, gazetari tha që ai u shpreh se bëhet fjalë për turbullira të shkaktuara nga shirat. 

Drupal Ad

Në liqenin e Bovillës ku një pjesë e konsiderueshme është e mbingarkuar me mbetje të pafundme plastike, bidona plastike, një ndotje kolosale. Kam arritur të mësoj përmes burimeve në UKT që kjo situatë është e përsëritur sa herë ka shira të dendur. Janë përpjekur të flasë edhe me drejtorin që menaxhon liqenin e Bovillës, i cili shprehimisht është shprehur se ‘nuk e quajmë ndotje, por kur vijnë shirat sjellin turbullira. Kemi punonjës që i heqim, por mbetjet plastike s’na ndikojnë sepse ne e marrim ujin në thellësi’. Ruhet nga siguria private, roje private. Kam komunikuar edhe me drejtorin e përgjithshëm të UKT, që në një linjë me drejtorit e ujësjellësit të Bovillës tha që janë ndotje që vijnë për shkak të ujërave, kur ka rrebeshe shiu”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy