Qyteti i tmerrit në Brazil, 52 vrasje në 3 ditë, plaçkitje e përdhunime (FOTO)

Qyteti i tmerrit në Brazil, 52 vrasje në 3 ditë, plaçkitje e përdhunime (FOTO)

Bilanci i vrasjeve në qytetin brazilian Espírito Santo janë aq të larta sa mund të krasohen me ato të luftës. 

Numri i vrasjeve është rritur me 650 për qind dhe vetëm në tri ditë, 52 persona janë vrarë për shkak se policët kanë nisur një grevë. Kjo është situatë e cila ka dalë jashtë kontrollit pasi plaçkitjet, vrasjet dhe përdhunimet kanë shpërthyer në mas që prej të shtunës.

Kaosi është krahasuar me një film trillet të vitit 2014, ku njerëzit përfitojnë nga mungesa e rendit dhe e ligjit për të kryer krime të tmerrshme.

Policët nisën një grevë për shkak të kushteve dhe rritjen e pagave, por bandat nga ana tjetër shfrytëzuan rastin për të organizuar trazira, ndërsa vriten me armë e hanxharë.

Shihen lehtësisht dyqanet duke u grabitur, ndërkohë që të vdekurit shihen nëpër rrugë. Qeveria braziliane është detyruar të nxjerrë ushtrinë në rrugë për të rivendosur rendin, por ende situata është kaotike.

Protesta nga miqtë dhe familjen e oficerëve të policisë ushtarake në shtetin bregdetar ndezi valën e krimit dhe e detyroi mbylljen e shërbimeve shtetërore të tilla si qendrat shëndetësore dhe shkollat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy