Në Itali dy vjet më parë ka bërë bujë rasti i vrasjes së një fëmije nga nëna e tij.
Në 29 nëntorin e vitit 2014, Veronica Panarello vrau të birin, Loris, duke e shtrënguar në grykë me një copë plastike, ndërsa më pas trupin e hodhi në një kanal.
Gjykata ka dhënë dje vendimin për këtë çështje, duke e dënuar nënën me 30 vjet burg. Gruaja ngul këmbë se është e pafajshme, ndërsa gjatë seancës ka qarë. Avokati i saj tha se do ta apelojë vendimin.



