
Presidenti amerikan Joe Biden ka firmosur ligjin që i jep fund emergjencës së Covid në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Një lajm i tillë njoftohet nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një deklarate.
Të gjitha rregulloret që hynë në fuqi gjatë pandemisë do të pushojnë më 11 maj.
Emergjenca kombëtare i lejoi qeverisë të ndërmarrë hapa gjithëpërfshirës për t’iu përgjigjur virusit dhe për të mbështetur sistemet ekonomike, shëndetësore dhe të mirëqenies së vendit.
Disa nga masat emergjente tashmë janë hequr me sukses, ndërsa të tjerat janë ende duke u hequr gradualisht.



