Mbyllja e TikTok, Bardhi: Tentativë për censurë. Noka: Rama do ngelet në histori si armik i fjalës së lirë

Mbyllja e TikTok, Bardhi: Tentativë për censurë. Noka: Rama do ngelet në histori si armik i fjalës së lirë

Partia Demokratike ka nisur një protestë sot para Kryeministrisë kundër mbylljes së TikTok. PD ka marrë dy orë leje për zhvillimin e protestës, ndërsa janë marrë masa për blindimin e Kryeministrisë.

Vetëm një grup të rinjsh, të udhëhequr nga kreu i FRPD Besart Xhaferri u nisën nga selia blu për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë.

Sali Berisha, Flamur Noka, Gazment Bardhi e Edi Paloka iu bashkuan të rinjve demokratë për protestën për mbylljen e TikTok.

Kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri shprehet se mbyllja e TikTok nuk bëhet për sigurinë e fëmijëve, por për qëllime elektorale të Edi Ramës.

Mbyllja e TikTok nuk ka për të ndihmuar asgjë te rinia. Do të ndihmojë vetëm Ramën. Nuk do të jetë për sigurinë e shkollave por vetëm për sigurinë elektorale të Ramës. Nëse vazhdojmë me idenë se protesta nuk arrin kurrë sukses, i bie të mos bëjmë kurrë protesta. E gjithë rinia shqiptare të mësojë nga rinia serbe.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, në fjalën e tij u shpreh se Rama do të bëjë gjithçka që që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

Protestë e thirrur nga të rinjtë e FRPD dhe e mbështetur nga kreu i PD dhe strukturat. Akti i mbylljes ë TikTok nuk ka të bëjë me arsyet e shpallura publikisht nga qeveria por me tentativën për të vendosur censurën në vend. Jemi në protestë sot në mbështetje të çdo të riu që lirinë e fjalën e ka prezumuar si diçka që nuk preket. Në 2021 Rama përdori trukun e mbylljes së kufijve që të mos lejonte votën e emigrantëve. Edhe këtë herë do të bëjë gjithçka që të mbyllë sa më shumë hapësira lirie ku qytetarët dhe opozitarët të mos kenë mundësi të shprehen.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka, në fjalën e tij nga protesta e opozitës, u shpreh se kryeministri Edi Rama do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë shqiptarëve.

Rama ka panik nga fjala e lirë. Komisioni i censurës me në krye Bracen këtë qëllim kishte. TikToku aplikacioni më i pa kontrolluar nga qeveria ku i çirret maska Ramës. Meqë dështoi me komisionin po përpiqet të bëjë censurën e TikTok. Do të ngelet në histori si armik i fjalës së lirë dhe shqiptarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy