Mosmarrëveshjet për financimin, Zelensky anulon fjalimin në Kongresin Amerikan

Mosmarrëveshjet për financimin, Zelensky anulon fjalimin në Kongresin Amerikan

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, anuloi planet për t'u lidhur drejtpërdrejt me video me ligjvënësit amerikanë për t'u bërë thirrje atyre që të miratojnë ndihmat për vendin e tij, ndërsa një betejë partiake lidhur me politikat amerikane të imigracionit kërcënon të minojë kërkesën e Presidentit Joe Biden për miliarda dollarë ndihma për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Republikanët dhe demokratët kanë debatuar për javë të tëra në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve mbi kërkesën e bërë në tetor nga zoti Biden që Kongresi të miratojë një paketë ndihme prej 106 miliardë dollarësh për Ukrainën, Izraelin, dhe fonde për shtimin e sigurisë në kufirin e Shteteve të Bashkuara me Meksikën dhe interesat amerikane në Indo-Paqësor.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Mike Johnson, tha se fondet për Ukrainën, e cila po lufton agresionin rus që nga shkurti i vitit 2022, duhet të lidhen me një "ndryshim transformues" të politikës amerikane për imigracionin.

Senati i kontrolluar nga demokratët paraqiti një projektpropozim prej 110.5 miliardë dollarësh që trajton kërkesën e presidentit.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer tha se ai do të përpiqet të thyejë ngërçin duke u ofruar republikanëve mundësinë për të shtuar një amendament për kufirin tek ligji i ndihmave për Ukrainën dhe Izraelin.

Shefi i shtabit të Zelensky, Andriy Yermak, tha më herët të martën se ekzistonte një "rrezik i madh" i humbjes së Ukrainës pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA. Bllokimi i financimit vjen pasi luftimet në vijën e parë duket se kanë arritur në një ngërç praktik.

Kundërofensiva e shumëpritur e Ukrainës në jug duket se është ngadalësuar, ndërkohë që forcat e Kievit po përpiqen të mbajnë një terren që kishin vendosur në bregun lindor të lumit të madh Dnipro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy