
Netflix-i ka vendosur të shkurtojë skenën e vetëvrasjes nga seritë e “13 reasons why” (13 arsyet pse), në të cilën protagonistja, një trembëdhjetëvjeçare, i jep fund jetës së vet, për të shmangur ngacmime nga djemtë. Platforma e njoftoi këtë në profilin e saj në Twitter. Seria fokusohet në figurën e Hannah, një adoleshente që ka regjistruar në video trembëdhjetë arsyet që e çuan atë në vetëvrasje.
"Kemi dëgjuar nga shumë adoleshentë se “13 Arsyet Pse” i ka inkurajuar ata që të fillojnë të shprehen për çështje të vështira si depresioni dhe vetëvrasja dhe të kërkojnë ndihmë, shpesh për herë të pare. Nisur nga sezoni i tretë, rishikuam debatin mbi shfaqjen dhe u këshilluam me ekspertë mjekësorë, përfshirë Christine Moutier, Zyrtaren Amerikane të Mjekësisë Kryetare e Fondacionit Amerikan për Parandalimin e Vetëvrasjeve dhe krijuesin e serisë Brian Yorkey, për të modifikuar skenën në të cilën Hannah vetëvritet në sezonin e parë”, thuhet në tweet.
Skena e modifikuar, e cila fillimisht tregonte qartë vetëvrasjen e protagonistit, tani tregon vetëm një imazh që shikon në pasqyrë reagimin e prindërve ndaj vdekjes.



