Kate Middleton ndan video-mesazhin, zbulon se është diagnostikuar me kancer: Po bëj kimioterapi (VIDEO)

Kate Middleton ndan video-mesazhin, zbulon se është diagnostikuar me kancer: Po bëj kimioterapi (VIDEO)

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, gruaja e trashëgimtarit të fronit britanik, princit William, e cila iu nënshtrua një operacioni misterioz në bark më shumë se dy muaj më parë, ka ndarë një video mesazh këtë të premte, në të cilin zbulon se po kurohet për kancer.

Kate nuk tha se për çfarë lloj kanceri bëhet fjalë, duke shtuar se diagnoza u vendos pas operacionit të saj abdominal në janar në Klinikën e Londrës.

Ajo shtoi se lajmi erdhi si “shok” dhe shpjegoi se ajo ishte duke i nënshtruar kimioterapisë që nga fundi i shkurtit.

Kate më pas siguroi se diagnoza e kancerit të saj e cila erdhi falë një biopsie të kryer pas operacionit në janar ishte e hershme dhe kërkoi respekt për privatësinë e saj, atë të William dhe fëmijëve të saj.

Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë e më shumë. Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm.

Prandaj ekipi im mjekësor më këshilloi që duhet t’i nënshtrohem një kursi të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi.

William dhe unë kemi bërë gjithçka që mundemi për ta përpunuar dhe menaxhuar këtë privatisht për hir të familjes sonë.

Na ka marrë kohë për t’i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta dhe për t’i siguruar ata se do të jem mirë.

Kate u tregua e buzëqeshur dhe u përpoq të jepte një imazh optimist, megjithëse dukej më e dobët në kopshtin e Adelaide Cottage, në kështjellën Windsor.

Kensington Palace bëri të ditur se as ajo dhe as trashëgimtari i fronit nuk do të marrin pjesë në meshën mbretërore të Pashkëve më 31 mars.

Videoja u publikua për të thyer heshtjen dhe për të kundërshtuar përhapjen e thashethemeve dhe teorive konspirative për të dhe shëndetin e saj.

Mbreti Charles zbuloi gjithashtu muajin e kaluar se edhe ai po trajtohej për kancer.

Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka uruar shërim të shpejt Kate.

“Princesha e Uellsit ka dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë vendit teksa vazhdon shërimin e saj”, tha Sunak, duke shtuar se “ka treguar guxim të madh me deklaratën e saj”.

Kryeministri kërkoi gjithashtu që Kate t’i jepet privatësia maksimale pas gjithë vëmendjes së mediave në javët e fundit.

Shtëpia e Bardhë shpreh gjithashtu afërsinë e saj me Princeshën e Uellsit pas njoftimit për sëmundjen e saj. “Mendimet tona janë me të”, thuhet në një deklaratë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy