Dëme 10 mln €, KLSH kallëzon përgjegjësin e ARRSH për by-pass e Fierit e Vlorës

Dëme 10 mln €, KLSH kallëzon përgjegjësin e ARRSH për by-pass e Fierit e Vlorës

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallzuar për shpërdorim detyre në prokurori përgjegjësin e sektorit të zhvillimit të projekteve të huaja dhe të brendshme në ARRSH. Ky kallëzim i KLSH ndaj zyrtarit me iniciale E.N është bërë për projektet e by-pass-it të Fierit dhe atë të Vlorës, pasi i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekomomik prej mbi 9.4 milionë euro dhe me efekt negativ për buxhetin me shumën e 935 mijë eurove.

KLSH njofton se kallëzimi u bë pas auditimit të ushtruar në lidhje me ndërtimit e By-pass-t të Fierit që e lidh atë me Vlorë, projekt i cili është zvarritur për tre vite me radhë.

“Gjatë auditimit u konstatuan disa shkelje dhe parregullsi në lidhje me përcaktimet e bëra në kontratat e konsulencës si dhe ato të punimeve civile, për sa i përket kryerjes së pagesave për punime të parealizuara, ndryshime të projektit të shoqëruara me rritje fiktive të çmimeve për zëra të ndryshëm punimesh”, thekson KLSH-ja në padinë e saj.

Po sipas KLSH, të gjitha shkeljet janë kryer me qëllimin e favorizimit të kontraktonit duke dëmtuar interesat e ligjshme të Shtetit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy