Ekstradohet nga Anglia vrasësi i dy vëllezërve nga Burreli

Ekstradohet nga Anglia vrasësi i dy vëllezërve nga Burreli

Ekstradohet nga Britania Avni Metra, shqiptari i dënuar për vrasje. Ekstradimi i 53-vjeçarit nga Burreli, në kërkim ndërkombëtar për vrasje, është bërë i mundur falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Londër.

“Avni Metra , 53 vjeç, lindur në Burrel, me shtetësi shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale " Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuinim " 2 herë dhe " Mbajtje pa leje të armëve luftarake“ parashikur nga nenet 78 - 25 dhe 278/2 të Kodit Penal. Shtetasi i mësipërm iu dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Metra ka qenë disa herë në vëmendjen e mediave britanike për shkak të shyrtimit nga gjykata të ekstradimit të tij, pasi kishte qëndruar për 18 vite në mënyrë të paligjshme në Britani me identitet të rremë . Avni Metra shkoi në Britani një vit pas vrasjes së dy vëllezërve në vendlindjen e tij. Ai është dënuar në mungesë për dy vrasjet dhe posedimin e armëve të zjarrit.

Vrasja për të cilat akuzohet Metra ka ndodhur në vitin 1997 në Burrel. Ai mundi të shkonte në Britani si refugjat i rremë.

Shqiptari ka kundërshtuar vazhdimisht ekstradimin, me pretendimin se do të përballet me një gjykim të padrejtë në Shqipëri dhe se rrezikohej nga gjakmarrja.

Gjykatësi i Gjykatës së Magjistraturës ka argumentuar se jeta e tij në Britani është e “bazuar në një gënjeshtër”.

Metra, i cili jetonte në Borehamwood, Hertfordshire, është arrestuar nga detektivët e Scotland Yard më 8 qershor, si ai e dëboi me Watford, pas një video të realizuar në shtëpinë e tij nga Daily Mail.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy