E hoqën nga puna pasi filloi lufta, sopranoja ruse padit Metropolitan Opera në New York

E hoqën nga puna pasi filloi lufta, sopranoja ruse padit Metropolitan Opera në New York

Shpifje, shkelje e kontratës dhe dëmshpërblim. Me këto pretendime, këngëtarja operistike Anna Netrebko ka paditur Metropolitan Opera në New York, ku shfaqjet e saj ishin anuluar pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Këngëtarja ruse, një austriake e natyralizuar, paditi teatrin duke kërkuar 360.000 dollarë dëmshpërblim. Lajmin e dha transmetuesi britanik BBC. Anna Netrebko ishte kritikuar për pozicionet e saj në favor të Presidentit rus, Vladimir Putin.

Sopranoja, një nga më të pëlqyerat në botë, në ditët e para të luftës në Ukrainë u bë edhe më e famshme për refuzimin e performancës në La Scala pasi iu kundërvu mentorit të saj, maestros Valery Gergiev.

Deklaratat e saj i kushtuan polemika dhe anulime, si dhe prishjen e bashkëpunimit me Met në New York, ku ajo performonte prej njëzet vitesh.

Sipas raportimeve nga BBC , “nën presionin e Metropolitanit” sopranoja dënoi më pas pushtimin rus të Ukrainës.

Në padinë kundër teatrit Anna Nebrebko, përveç kundërshtimit të krimeve të shpifjes dhe shkeljes së kontratës, deklaroi se ka pësuar dëmtime të rënda emocionale nga vendimi për largimin e saj nga teatri amerikan.

Sipas saj, një gjë e tillë ka “dëmtuar raportin” e këngëtares me publikun e saj. Drejtoria e teatrit u përgjigj duke i cilësuar pretendimet e padisë si “të pabazuara”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy