Drejt dështimit plani ambicioz i Francës për autostrada që gjenerojnë energji

Drejt dështimit plani ambicioz i Francës për autostrada që gjenerojnë energji

Plani ambicioz i Francës për t’i kthyer autostradat në prodhuese energjie është drejt dështimit. Në vitin 2016, Franca paraqiti një plan të guximshëm për të ndërtuar 620 milje (1000 kilometra) autostrada diellore të përbëra nga panele fotovoltaike. Projektuesit besonin se rruga e përfunduar do të arrinte të furnizonte deri në 5 milionë shtëpi me energji. Qeveria franceze investoi 5 milionë euro për të testuar konceptin.

Kanë kaluar gati tre vjet që nga testi i parë me një shtrirje prej 0,6 milje në Normandinë rurale. Inxhinierët dhe zyrtarët qeveritarë vlerësuan se kjo rrugë e parë diellore mund të furnizonte deri në 5000 shtëpi. Nuk rezultoi kështu.

Deri më tani, nisma "Wattway" ka qenë një dështim zhgënjyes.

Wattway në Francë përbëhet nga 2800 panele fotovoltaike, me gjatësi prej një kilometri (0,62 milje) që shtrihet nga qyteti i vogël i Tourouvre-au-Perche. Grupi i ndërtimit përgjegjës për ndërtesën, Colas, tha se panelet diellore ishin të mbuluara me një rrëshirë të veçantë që përmbante silikon, i cili mbronte panelet nga gomat e makinave,

Por projekti dukej i destinuar për të dështuar. Ky rajon në Normandi, Francë nuk është i njohur për numrin e madh të ditëve me diell. Zakonisht, një qytet në Normandi ka vetëm 44 ditë dritë të fortë dielli.

Që nga hapja e rrugës, panelet janë liruar ose janë thyer në copa. Në maj 2018, 90 metra gjatësi rruge u dëmtuan. U kuptua shpejt se panelet diellore nuk mund t'i rezistonin konsumimit të trafikut të vazhdueshëm ose forcave të natyrës.

Në një raport nga Global Construction Revieë thuhet se inxhinierët nuk morën parasysh dëmin që do të shkaktohej nga stuhitë, myku i gjetheve dhe traktorët e mëdhenj që kalojnë në rrugë. Në muajt e parë, sasia më e lartë e energjisë e gjeneruar nga rruga arriti vetëm gjysmën e objektivit të tyre të deklaruar në rreth 150,000 kWh përpara se të binte në 78,000 në 2018 dhe në fund në 38,000 në fillim të 2019-s.

/ Big Think

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy