
Minatorët në pension kanë protestuar sot para Kryeministrisë. Ata janë mbledhur para selisë së qeverisë për të kërkuar statusin e minatorit, pavarësisht se policia e kryeqytetit e ka refuzuar kërkesën e tyre për tubim.
Ata thanë se protesta e sotme do të apsohet edhe nga të tjera.
“Jemi brenda rregullave, është protestë paqësore, jo për të shkatërruar e djegur. Kërkojmë të drejtat tona. Minatorët kërkojnë statusin e tyre. Ne do ta vazhdojmë protestën. Kërkojmë një të drejtë që duhet të ishte dhënë që në fillim të demokracisë. Ne kemi bërë bisedime me ministrinë përkatëse dhe ka qenë zv.ministri në tavolinë dhe kemi rënë dakord për 11 pikat e statusit. Si status ka përfunduar, ka kaluar të gjithë institucionet por nuk e kuptojmë pse vjen ky ngërç. Ndaj ne do dalim në protestë para kryeministrisë që ky status të jepet në kohë sa më të shkurtër”, deklaroi Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së e Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë.



