Mashtronin të huajit për të investuar në bursa fiktive/ Në pranga menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës

Mashtronin të huajit për të investuar në bursa fiktive/ Në pranga menaxheri i Call Center-it dhe dy punonjës

Është zbuluar në Selitë një ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive.     

 

Gjatë ndërhyrjes së Policisë u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme.  Në pranga kanë përfunduar menaxheri dhe dy punonjës, ndërsa janë proceduar penalisht 2 punonjëse. 

 

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim.     Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale.   

 

Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Wrong call”.       

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive.    Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. 

 

Në vijim të veprimeve procedurale:   

-u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç; 

-u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës; 

-nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse; 

-u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre. 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy